Rreth nesh

 

Historiku

ePaytech është themeluar në vitin 2009. Ajo aktualisht gëzon një përvoje të sukseshme në tregun kosovar, si dhe garanton një cilësi te lartë profesionale të punës dhe stafit tonë.

 

Profili i kompanisë

ePayTech është kompani e specializuar në fushën e teknologjisë informative e cila ofron produkte dhe shërbime softuerike për klientët në Kosovë dhe me gjerë. Kompania shquhet për përvojë të theksuar në këtë fushë duke qenë prezente në treg me klientë të mëdhenj si administrata komunale, kompani publike, banka, institucione tjera financiare, koorporata dhe biznese të mëdha e të mesme.

Produktet dhe shërbimet e kompanisë zhvillohen duke pasur si kritere kryesore kërkesat dhe dëshirat e klientëve. Rrjedhimisht kompania zhvillon produktet/shërbimet e saj në bashkëpunim dhe pajtim të plotë me klientët, me qëllim të përmbushjes së kërkesave sipas pritshmërisë së tyre.

Kompania ePayTech veçon disa nga produktet e zhvilluara së fundi si:  Digjitalizimi i arkave për pagesat elektronike të shërbimeve komunale, Digjitalizimin e kompanive publike, Gjendjet e Llogarisë, Gjendjet e Kredisë, Gjendjet e Depozitave, etj.)