ePayDesktop

rsz_epaydesktop2

Kompania ePayTech posedon një produkt që quhet “ePayDesktop”, që ofron zgjidhje softuerike që i mundëson administratës komunale dhe institucioneve tjera bankare dhe jo-bankare të digjitalizojë sistemin e menaxhimit të pagesave për shërbimet e ndryshme të ofruara. Me digjitalizim të arkave  sistemi pagesave bëhet më efecient, i mbrojtur, me i kontrollueshëm, qasja në raporte financiare është shumë e shpejtë dhe e saktë si dhe të dhënat mund të përdorën për statistika, apo planifikime tjera. Me rëndësi të veçantë është se kompania jonë ePayTech zhvillon dhe instalon softuerin, si dhe ofron trajnim dhe mbështetje (me afat të caktuar) në mënyrë që të sigurohet se punonjësit/përdoruesit kanë kuptuar si të operojnë me sistemin e ri.

Kompanitë e shërbimeve publike, institucionet dhe kompanitë e shërbimeve financiare që kanë numër të madh të klientëve që bëjnë transaksione të shumta mujore/javore apo edhe ditore mund ta shfrytëzojnë ePayDesktop-in me lehtësi. ePayDesktop e ka treguar vetën në institucionet financiare si bankat dhe instiutucionet publike si komunat, pasi që është duke punuar në mënyrë shumë të sigurt dhe efikase për vite të tëra.

ePayDesktop mundëson digjitalizimin e arkave në mënyrën më të thjeshtë dhe të lehtë. Ky produkt është zhvilluar duke e pasur parasysh shfrytëzuesit me nivel më të ulët të njohurive në kompjuterë. Prandaj është një mënyrë e lehtë për të kaluar nga bllokat e shumtë për secilën pagesë në komuna, në një formë të vetme me sistem të raportimit automatikë. Kjo largon nevojën e numrimit të pagesave të realizuara në formularë të ndryshëm, duke mundesuar të shihet gjendja momentale me vetëm një klik.

Ofron sistem të lehtë të raportimit duke mundësuar eksportimin e raporteve në formate të ndryshme si në Word, Excel apo PDF.

Koha e nevojshme për mbylljen dhe llogaritjen e pagesave të realizuara ditore nga arkatarët është minimizuar nga 2 orë në ditë në vetëm 20 minuta.
Aplikacioni funksionon në platformën Microsoft dhe është i zhvilluar duke përdorur teknologjinë .Net 4.0.
Funksionon në formën offline pa server të centralizuar, online me të dhëna të centralizuara por edhe në formën hibride duke i kombinuar të dy format duke mudësuar që edhe pikat më mobile të kryejnë pagesa pa asnjë problem.

Fakte për “ePayDesktop”

  •  70% ulje të shpenzimeve për fletëpagesat
  • Përfitim në kohë-nga 2h(orë) në 20 minutaRaportim i lehtë/saktë i të dhënave/raporteve financiare
  • Eksportim i raporteve në formate të ndryshme (Excel, Word dhe PDF)
  • Mundëson krijimin e numrit të pa kufizuar të llojeve të pagesave

Disa nga klientët që e shfrytëzojnë këtë aplikacion apo version të modifikuar sipas kërkesave të tyre specifike janë: