ePaySMS

rsz_epaysms2 (2)

I vetmi produkt i licencuar dhe i patentuar për pagesat elektronike përmes SMS mesazheve në Kosovë. Me ePaySMS ju mund tu ofroni klientëve tuaj pagesen e rrymës, telefonit, ujit si dhe pagesave tjera komunale përmes SMS teknologjisë.

Ky produkt ju mundëson të filloni të ofroni produktet e juaja duke shfrytëzuar SMS teknologjinë si një ndër shërbimet më të shfrytëzuara dhe më premtuese në tërë teknologjinë e telekomunikimeve.

Nga eksperienca jonë më banka, posaçërisht në procesimin e pagesave, ne kemi zhvilluar një zgjidhje të përkryer për banka (por jo vetëm për banka) që tu mundësojë atyre të fillojnë më SMS Pagesa.

Duke u ballafaquar me çështje të shumta të sigurisë kur bëhet fjalë për SMS Pagesa, ne kemi zhvilluar teknologjinë tonë e cila i kalon testet e njohura të autentincitetit, autorizimit, kontabilitetit dhe auditimit në SMS teknologjinë. Duke shfrytëzuar këtë teknologji ne ofrojmë pavarësi totale nga prodhuesit e pajisjeve mobile si dhe nga shërbimet e operatorëve mobil. Çdo pajisje mobile që mund të pranoj dhe dërgoj SMS mesazhe me qasje në rrjetin e operatorit mobil që ofron SMS shërbimet tani mund të bëjë pagesa dhe transfer të fondeve në mënyrë të sigurt dhe të besueshme.