Karriera

Konkurs i hapur

Fryma ekipore është ajo që e krahason kompaninë tonë. ePayTech është vendi ideal për të shpalosur idetë tuaja inovative. Kompania jonë ”ePayTech” është në kërkim të punonjësve që posedojnë njohuri speciale dhe vlera që do të mirëpriteshin nga ekipi ynë.

Nëse e shihni/gjeni vetën e juaj brenda vlerave të cekura më poshtë, mendoni se ju jeni ai apo ajo që neve na nevojitet dhe dëshironi të bëheni pjesë e sukseseve tona, ju lutem aplikoni duke plotësuar formularin. Ngarkoni CV-në dhe letrën motivuese duke shtypur butonin “Choose file”!

Ne kërkojmë këto vlera nga ju:

  • Të jesh i/e përgjegjshëm/e
  • Të jesh i/e përkushtuar
  • Të kesh sens të mirë të humorit
  • Kënaqesh kur punon në ekip
  • I gëzohesh sukseseve të ekipit
  • Ke forcë mendore (dëshirë për të mësuar)
  • Ke energji pozitive
  • Të jesh fleksibil – Lehtësisht pranon ndryshimet
  • Të kesh etikë të lartë në punë
  • Të kesh vetëdiciplinë dhe aftësi për vetë motivim

Njohuritë teknike dhe kualifikimet ju lutem t’i përshkruani në CV, bashkë me dy referencat nga ku keni punuar në 5 vitet e fundit.

Të interesuarit për punë praktike

Të rinjë të nderuar, nëse jeni në përfundim të studimeve, apo posedoni talent në  shkencat e teknologjisë informative dhe aspironi të punoni në kompaninë “ePayTech” e cila beson dhe promovon vlerat e lartcekura,  aplikoni duke na shkruar një letër motivuese.

Ne ofrojmë mundësi për zhvillimin tuaj profesional në karrierë.

ePayTech ju dëshiron suksese!

Për të aplikuar klikoni këtu.