Platforma e pagesave digjitale

Kjo platformë ka softuerin që ju mundëson kompanive/institucioneve për të operuar me sistemin e tyre të mbledhjes së pagesave në koordinim (lidhje) me Inter Clearing System të Bankës Qëndrore. Sistemi mbledh të gjitha llojet e pagesave (p.sh pagesat  e taksave, pagesat për lëshimin e dokuymentave zyrtare si pasaporta, ID, patentë shoferi etj.) të bëra gjatë ditës nga të gjitha zyret e klinetëve, i ruan ato lokalisht dhe pastaj në fund të ditës i migron të gjitha pagesat në databazën qëndrore. Ditën tjeter (të nesërmen) sistemi gjeneron dokumente sipas standardit Inter-clering system të Bankës Qëndrore, e pastaj i dërgon kto dokumente në Bankën Qëndrore apo në ndonjë institucion tjetër mbikqyrës. Sistemi poashtu gjeneron raporte që kërkohen nga Autoriteti i Bankës Qëndrore po edhe për nevojat e biznesit të klientit.