Produktet

ePayTech është e fokusuar në krijimin e produkteve inovative, të shfrytzueshme dhe profitabile për klientët e vet. Ajo poashtu ofron shërbime që lehtësojnë punën e përditshme të bizneseve të ndryshme.

Në gjithnjë mundohemi të ofrojmë zgjidhjen sa më efikase për klientët tanë duke u bazuar në kërkesat e tyre dhe mundësitë tona teknike.

Një ndër fokuset kryesore tona është që aplikacionet që i zhvillojmë të jenë funksionale por edhe të thjeshta, prandaj ato janë të lehta për përdorim edhe për ata shfrytëzues me njohuri të kufizuara mbi sistemet kompjuterike.

Me diturinë dhe eksperiencën tonë në sistemet bankare, sistemet ligjore si dhe të infrastrukturën e pagesave, ne u shërbejmë kompanive, korporatave dhe institucioneve shtetërore si dhe atyre të pavarura si urë ndërlidhëse me institucionet financiare duke u ofruar atyre beneficionet e shërbimeve bankare pa e marrë riskun e investimeve në infrastrukturën teknologjike. Duke bërë këtë ne gjithashtu u ofrojmë institucioneve financiare një mënyrë më të mirë të bashkëpunimit me klientët e tyre duke u mundësuar  përdorim më të lehtë të shërbimeve që kanë në dispozicion.

ePayTech ofron shërbime dhe produkte të teknologjisë informative, duke u veçuar në ofrimin e produkteve software-ike në fushat si: Pagesat Elektronike Bankare, Transferet elektronike monetare dhe poashtu në Planifikimin e Burimeve te Ndermarjes e njohur si (ERP), Menaxhimin e ekipeve në Zhvillimin e software etk.