Sistemi bankar

Softueri i përdorur përbëhet nga back-office që paraqet një web aplikacion me GUI për komunikim dhe punë të brendshme të punëtorëve të bankës si dhe një front-office që paraqet interface-in për shfrytëzues. Këto të dyja janë të lidhura përmes një API që lidh tërë sistemin.

Back-office lidhet me API duke ofruar shërbime të ndryshme, varësisht nga kërkesat. Front-office është poashtu e lidhur me të njejtën API por duke shfrytëzuar vetëm mundësitë e nevojshme që një përdorues të ketë qasje në llogarinë e tij.