SMS Manager

Ofron zgjidhjen e përkryer për Radio dhe TV stacioneve por gjithashtu kompanive të mëdha ju mundëson të janë në kontakt me stafin e tyre si dhe klientët e tyre të rëndësishëm.

Ky produkt ju ofron juve si dhe kompanisë suaj pranimin/dërgimin e SMS mesazheve në kompjuterin tuaj njëjtë sikur pranoni email-at. Arkivimi i SMS mesazheve në bazën e të dhënave, kthimin/përcjelljen e tyre si e-mail ose si SMS mesazhe.

Punon në infrastrukturën e bazuar në Server por edhe si aplikacion i Desktop-it. Nëse është i bazuar në Server, shfrytëzuesit mund ti qasen SMS mesazheve përmes Web interfejsit.

Përkrah GSM modemet dhe GSM telefonat për shkëmbim të mesazheve në sasi të vogla por gjithashtu përkrah edhe SMPP teknologjinë që shfrytëzohet në SMSC qendra (SMPP 3.*) për shkëmbim të mesazheve me sasi më të mëdha. Gjithashtu më shumë se një SMPP/SMSC lidhje si dhe më shumë se një GSM modem/telefon. Përkrah SMTP për pranim/dërgimin e email mesazheve. Përkrah gjithashtu edhe e-mail adresa të shumëfishta.